
Presidenti afgan Hamid Karzai do t’iu kunderpergjigjet sot deklaratave te bera nga paneli mbikeqyres se ai nuk i fitoi zgjedhjet presidenciale.
Keshtu ka deklaruar sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, pas deklarates se komisionit te shqyrtimit te ankesave, se Karzai nuk ka marre votat e duhura per t’u rikonfirmuar ne krye te shtetit.
Sipas rregullave zgjedhore, Karzai duhet te perballet me nje raund te ri me rivalin e tij Abdullah Abdullah.
Lidhur me situaten ka reaguar edhe ministri i Jashtem francez, Bernard Kouchner, i cili ka deklaruar se raundi i ri eshte shume i rendesishem.
Por nga ana tjeter, qarkullojne zera se Karzai mund te kerkoje nje marreveshje qe parashikon ndarjen e pushtetit me rivalin e tij.
Zonja Clinton u tha gazetareve ne Uashington se Karzai do t’i beje publike planet e tij gjate dites se sotme, por pa saktesuar se cila mund te jete pergjigjia e tij.
Gjithesesi, ajo ka theksuar se Uashingtoni ndihet i inkurajuar nga drejtimi qe po merr situata.
Top Channel