Itali, shkaterrohet banda shqiptare e droges

20/10/2009 08:00

Policia italiane e qytetit te Modenas ka shkaterruar ne oret e para te mengjesit te sotem nje bande kriminale shqiptare, aktive ne trafikun e droges ne vendin fqinj.

Sipas raportimeve te mediave italiane, ne pranga kane rene tete persona, mes te cileve edhe kreret e organizates.

Sipas burimeve, banda trafikonte dhe shperndante droge ne rajonin e Emilia Romanjes dhe ne te gjithe veriun e Italise.

Me operacionin e sotem policia italiane ka mbyllur nje hetim te nisur ne vitin 2007, qe mundesoi arrestimin e te gjithe anetareve te bandes.

Burimet saktesojne me tej se ne total personat e hetuar jane mbi 100, te gjithe trafikante droge.

Top Channel