Nje 26-vjecar, me te meta mendore e fizike, prej tre vitesh mbahet i lidhur me zinxhire ne nje kasolle ne Levan te Fierit, pasi familja mendon se ai perben rrezikshmeri per te tjeret.
Jeton me gjysherit e tij per shkak se eshte braktisur nga prinderit. Familjaret thone se e kane lidhur prej 3 vjetesh qe mos u beje keq te tjereve. 26-vjecari i perket komunitetit rom dhe semundja i eshte shfaqur 5 vjet me pare per shkak te probleme te medha ekonomike.
Asnjehere nuk ka marre kurim mjekesor ndersa ne femijerine e tij nuk ka shkuar kurre ne shkolle dhe gjithe kohes ka mbledhur mbeturina ne koshat e plehrave.
Te afermit e tij thone se eshte i rrezikshem por 26-vjecari eshte nje i semure qe kerkon kujdesje. Ne pamundesi per t’ja dhene familja e tij, kete duhet ta beje shteti.
I riu nuk duket i rrezikshem dhe qendron ne nje kolibe te vogel fale meshires se fqinjeve te tij, te cilet e ushqejne. Ndersa familja e tij me 7 anetare banon ne nje kasolle aty prane.
Top Channel