Kreu i prokuroreve te gjykates se Kombeve te Bashkuara per krimet e luftes ka deklaruar se gjyqi ndaj Radovan Karaxhic eshte teper i veshtire, sidomos pas marrjes se mbrojtjes nga vete i akuzuari.
Serge Brammertz ka theksuar se ai se bashku me grupin qe drejton eshte i gatshem per te perballuar ceshtjen duke shpresuar qe te mos kete nje shtyrje te nisjes qe eshte vendosur te henen, pas 15 muaj pergatitjesh.
Gjyqi ndaj liderit serb te Bosnjes qe po zhvillohet ne gjykaten e krimeve te luftes per ish-Jugosllavine, ne Hage, mendohet te zgjase me shume se nje vit dhe nese vendimi shkon ne apel, mund te perfundoje ne 2013-en.
Karaxhic eshte ne hetim per 11 akuza per genocide dhe krime lufte gjate luftes se Bosnjes ne vitet 1992-1995 ku humben jeten me shume se 100 mije persona.
Top Channel