Qene kthyer ne tmerrin e bisneseve dhe banesave ne Durres, po me ne fund kane rene ne duart e policise lokale, e cila permes sherbimeve te saj ka vene ne pranga nje 26 -vjecar dhe 3 te mitur nga rrethe te tjera.
Agjentet e antikrimit kunder prones ne bashkepunim me komisariatin e qytetit bregdetar organizuan dy operacionet e koduar perkatesisht “Agjencia” dhe “Perseritesi” per kapjen e hajduteve qe kane vepruar ne qytet gjate veres dhe ne vazhdim.
Ne kete kuader eshte ndaluar 26 vjecari nga Durresi Mario Kapedani. Policia ka siguruar provat se ky person ne bashkepunim me nje 50-vjecar nga Kavaja dhe disa te tjere jane autore te 12 vjedhjeve ne Durres, kryesisht agjenci udhetimesh, lokale dhe pika tregtimi pajisjesh elektroshtepiakesh.
Te ndaluarit iu gjeten ne banese dhe disa prej materialeve te vjedhura. Nderkohe gjate operacionit tjeter u arrestuan ne flagrance tre 16-vjecare nga Korca, Peqini dhe Rrogozhina, dy prej te cileve te denuar edhe me pare per vjedhje.
Te miturit futeshin naten neper shtepi dhe vidhnin para e bizhuteri. Ata u kapen naten e kaluar duke vjedhur ne disa shtepi te plazhit gjate kohes kur pronaret e tyre ishin ne gjume.
Ne njeren prej banesave u diktuan dhe u ndoqen nga pronaret te cilet ne bashkepunim me patrullen policore bene te mundur kapjen e tyre.
Top Channel