Demarkacioni, fshati Debelle humbet pronat

20/10/2009 19:10

Nenshkrimi i marreveshjes per demarkacionin ndermjet Prishtines dhe Shkupit ka ngjallur reagimin e  banoreve te fshatit Debellde te komunes se Vitise.

Ata e kane pritur ashper kete vendim sepse tashme bejne nje rruge me te gjate per te arritur tek pronat e tyre, prona keto,  qe tashme kane kaluar ne anen maqedonase. Pas nenshkrimit te marreveshjes per demarkacionin dhe vendosjes se marredhenieve diplomatike mes dy shteteve, qeveria e Maqedonise tani perfundimisht ka vene guret kufitare.

Pas marreveshjes ndermjet qeverise se Kosoves dhe asaj te Maqedonise pronat ne vendin Kodra e Furres tani i takojne shtetit maqedonas. Sipas banoreve, vendimi i dy qeverive per demarkacionin iu ka marre banoreve te fshatareve te Debelldes 22 hektare prona private. Percaktimi i vijes kufitare ne distance 170 kilometra, eshte realizuar nga komisionet e dy qeverive dhe eshte mbikeqyrur nga institucionet nderkombetare.

Megjithekete, Policia Kufitare e Kosoves ka intensifikuar kontrollin e njerezve dhe mallrave ne hyrje te fshatit Debellde. Problemi ndermjet Kosoves dhe Maqedonise rreth ceshtjes se kufirit eshte aktualizuar ne vitin 2002, pas nje marreveshje qe u nenshkrua ndermjet Qeverise se Beogradit dhe asaj te Shkupit, e cila 2.500 hektare toke te Kosoves ne zonen e Debelldese, ia dha Maqedonise.  
 

Top Channel