Afganistan, marreveshje per qeveri koalicioni
20/10/2009 14:35
Presidenti afgan ne ikje, Hamid Karzai dhe rivali i tij kryesor ne zgjedhjet presidenciale te gushtit kane arritur nje marreveshje per te formuar qeverine e koalicionit.
Lajmin e ben te ditur agjencia lokale e shtypit, “Pajhwok”, nderkohe qe nuk eshte konfirmuar ende nga burime zyrtare.
Nderkohe, pritet qe Komisioni i Pavarur Elektoral te shpalle gjate dites rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve.
Ndersa raundi i dyte mes Karzait dhe Abdullah do te mbahet me 7 nentorin e ardhshem.
Top Channel