“Kufiri ujor”, sot ankimimi ne Kushtetuese

20/10/2009 08:35

Opozita do te ankimoje sot ne Gjykaten Kushtetuese marreveshjen Shqiperi-Greqi per ujerat territoriale.

Sipas avokatit te kesaj çeshtjeje, kreut te PLD-se, Spartak Ngjela, dyshimi se pas ndryshimit te koordinatave kufitare detare me Greqine fshihet nje afere korruptive ka qene arsyeja kryesore qe ka shtyre 7 partite opozitare te ankimojne marreveshjen me Greqine ne Kushtetuese.

Ai tha se 150 koordinatat e reja cenojne nenin 3 te Kushtetutes mbi  “pavaresine e shtetit dhe teresine e territorit te tij”.

“S’kam pse ta fsheh, do ta paraqes vete perpara Gjykates Kushtetuese. Do jem dhe si avokat. Ne dyshojme se ketu mund te kete nje afere te madhe korruptive per faktin se aty do kalojne tubat e gazsjellesit dhe Shqiperia humbet rreth 200 milione euro ne vit. Pyetja eshte se kush i fiton? Kete do ta gjejne organet perkatese”, tha Ngjela.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta