Ndryshimi i menjehershem i temperaturave ka rritur numrin e pacienteve te prekur nga virozat e stines.
Ne urgjencen e pediatrise, ne qendren spitalore “Nene Tereza”, ne Tirane, vizitohen cdo dite 150 femije te vegjel, nderkohe qe vetem ne nje poliklinike paraqiten tek pediatri mesatarisht 30 femije ne dite.
Por virozave te stines nuk u kane shpetuar as te rriturit te cilet shpesh hezitojne t’i drejtohen mjekut.
Mjeket e konsiderojne normale kete situate duke ia atribuar ate luhatjeve te temperaturave, por nga ana tjeter i gezohen faktit qe nuk ka shtim te rasteve te dyshuara me virusin H1N1 ashtu sic dhe ishte parashikuar edhe nga eksperte te huaj .
Pavaresisht virozave te ndryshme qe po shfaqen tek pacientet, cdo dite ne infektiv merren 7-8 mostra te cilat analizohen ne Institutitn e Shendetit Publik, nese eshte virusi H1N1 e me pas nisen drejt Bukureshitit, ku dhe percaktohet me ekzaktesi gripi i derrit.
Top Channel