Pas firmes nga grumbullimi me Kombetaren shqiptare, Ervin Skela ka debutuar me TuS Koblencin ne Bundesligen II gjermane.
Mesfushori kuqezi eshte aktivizuar si titullar ne takimin ku skuadra e Uve Rapolder barazoi 1-1 ne fushen e saj me Rot Vajs Ahlen.
32-vjecari luajti pergjate gjithe 90 minuteshit dhe eshte vleresuar maksimalisht per paraqitjen e bere.
Edhe pse kishte vetem pak ore ne skuader, kapiteni i perfaqesueses sone (ne mungese te Altin Lales) mori rolin kryesor ne mesfushen e Koblencit me vertikalizimet e tij.
Vendasit kaluan ne avantazh vetem pas 7 minutave loje me Lensen, pas nje aksioni qe filloi pikerisht nga kembet e Skeles.
Nderkohe, Edmond Kapllani nuk ka qene as ne stol ne takimin ku Augsburgu barazoi 1-1 me Karlsruhen.
Sulmuesi kuqezi ka luajtur vetem 62 minuta ne nente ndeshjet e para te ketij sezoni.
Top Channel