Qe prej momentit kur ka shkelur te Sanderlendi, Lorik Cana i ka mahnitur te gjithe, nderkohe qe mesfushori shqiptar vazhdon te perforcoje autoritetin e tij ne Premierligen angleze.
Deri me tani, 26-vjeçari ka dominuar anketen “Lojtari me i Mire” qe organizohet mes tifozeve te Sanderlendit pas çdo jave te kampionatit, duke e fituar gjashte here pas nente ndeshjeve.
Por, javen e kaluar, ai ka marre numrin me te madh te votave edhe ndaj pyetjes se cili futbollist ka lene me shume mbresa qe prej fillimit te sezonit.
Edhe pse “lufta” ishte e ashper, ne fund fitues eshte shpallur kapiteni shqiptar i skuadres, qe jave pas jave ka treguar guximin e tij perballe yjeve te Premierliges.
Cana mori 38.3 perqind te votave, duke lene pas vetes golashenuesin Daren Bent (34.3 perqind te votave), ndersa i treti u rendit Andi Reid (15.3 perqind).
Top Channel