
Kreu i LSI, Ilir Meta ka deklaruar se forca e tij politike do te angazhohet per te permiresuar te gjitha shqetesimet qe progres raporti i KE-se evidentoi pak dite me pare.
“Sigurisht qe edhe progres raporti i KE eshte nje reference per t’iu adresuar. Kjo do te na beje te mundur qe objektivat t’i realizojme ne nje kohe me optimale”, ka deklaruar Meta.
Gjate nje mbledhjeje me kryesine e LSI-se, Meta ka kerkuar angazhimin e plote te partise se tij ne zgjedhjet e pjesshme lokale te 15 nentorit.
“Me 15 nentor jane zgjedhjet e pjesshme vendore. PS ka vendosur t’i bojkotoje, eshte e drejta e saj, por eshte pergjegjesia jone qe te mos i leme votuesit pa alternative”, ka theksuar Meta.
LSI ka bere publik vetem nje nga pese kandidatet qe do te perfaqesojne ate ne zgjedhjet e 15 nentorit.
Top Channel