Partia Socialiste ben nje hap te ri politik duke kaluar ne hartimin e programit politik ne kushtet kur pas zgjedhjeve te 28 qershorit, te cilat ajo i konsideron te papranueshme politikisht, mbeti serish ne opozite.
Vendimi per te mos marre pjese ne kuvend deri ne hetimin e ketyre zgjedhjeve duket se ka diktuar rrethana te reja, per socialistet.
Programi i ri politik do te kete si baze riparimin e marredhenieve te plasaritura deri ne imoralitet mes votuesve dhe politikes thote njeri prej eksponenteve kryesore te PS-se, Pandeli Majko.
Ai vecon disa ceshtje qe politika sipas tij i ka lene pa zgjidhje si ajo e pronesise dhe ish-te perndjekurve politike, qe ne fakt jane ceshtje qe i perkasin kauzes se djathte.
“Shteti shqiptar, ne marredhenie me pronaret, eshte ne kufijte e nje krimi te mirefillte ekonomik. Problem mbetet edhe ceshtja e legalizimeve, ndersa levizja e njerezve nga qyteti ne fshat nuk ka nisur mire”, thote Majko.
Zoti Majko thote se e majta po perpiqet te rikuperoje vetveten brenda nje logjike te caktuar, sepse argumenton ai, votuesit duhet te votojne pro ose kunder nje projekti dhe jo pro apo kunder dikujt.
“Ne nuk kemi kuptuar thelbesoren: marredhenien e plasaritur mes votuesve dhe politikes”, thote me tej Majko.
Nje prej perfaqesuesve kryesore te se majtes, Pandeli Majko heq nje paralele mes politikes sot dhe asaj te viteve 20 dhe 30 dhe thote se PS, po sheh edhe gjenezen e saj.
“Mund te duket e tepruar por rivarrosja e dy figurave te vecanta te historise Fan Noli dhe Ahmet Zogu, duhen kuptuar qarte. Zogu perben gjenezen e te djathtes, ndersa Noli te se majtes. Keto dy figura mbeten aq te cuditshem perballe njeri-tjetrit, ashtu sic mbeten te cuditshme e majta dhe e djathta sot”, shprehet me tej Majko.
Vendimi per ngritjen e nje grupi pune per hartimin e programit politik u mor te shtunen ne Asamblene Kombetare te PS.
PS, ka mjaft sfida qe e presin, ne nje kohe kur ka bojkotur kuvendin, nuk njeh zgjedhjet e 28 qershorit dhe kur nje prej ish-aleateve te saj LSI, qeveris me te djathtet dhe kur kryetari i opozites Edi Rama mbron tezen se shumica ka mbetur ne opozite dhe pakica qeveris.
Top Channel