Irani nuk do te ndale procesin e pasurimit te uraniumit, edhe pse ndaj tij mund te vendosen sanksione per furnizmin me karburant.
Lajmin e ka bere te ditur nje zedhenes i agjencise berthamore iraniane, Ali Shirzadian.
Ne kete menyre Teherani shperfill apelet e komunitetit nderkombetar per ndalimin e aktivitetit berthamor.
“Blerja e karburantit nga jashte nuk do te thote se Irani do te nderprese aktivitetin per pasurimin e uraniumit”, eshte shprehur Shirzadian.
Zedhenesi theksoi me pas se ne mungese te cdo marreveshjeje sot ne bisedimet e Vjenes me 5+1, “Teherani do te pasuroje ne menyre autonome uraniumin”.
Ne nje takim te zhvilluar me 1 tetor ne Gjeneve, Irani dhe vendet e 5+1 biseduan mundesine qe pasurimi me 20 perqind te nevojave te reaktorit te Teheranit, te behet ne nje vend te trete.
Sot ne Vjene do te diskutohen detajet teknike te ketij operacioni.
Top Channel