 Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre
																		
					
					
					
						Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre						 
								
			Analisti Mentor Nazarko, duke komentuar zgjedhjet e ardhshme ne Kosove, ka deklaruar se ato perbejne nje sfide per shtetin e ri pasi po organizohen pa mbikeqyrjen e OSBE-se.
Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Nazarko ka vleresuar se qytetaret kosovare kane treguar maturi ne proceset e meparshme zgjedhore.
“Jane zgjedhjet e para pas pavaresise, zgjedhjet e para qe organizohen vete, jane nje sfide per KQZ-ne dhe per gjithe Kosoven. Jane pare disa fenomene te regjistruara ne Shqiperi, por ne pergjithesi Kosova ka votuar me nje kulture tjeter”, ka pohuar Nazarko.
Ai e ka krahasuar Kosoven me Italine, duke qene se shteti i ri eshte i ndare ne komuna. “Kosoves i duhet qe 1 vit e gjysme pas pavaresise te shikoje komunat. Njesoj si Italia kur u nda ne rajone”, ka shtuar Nazarko.
Top Channel