
Analisti kosovar Halil Matoshi ka shprehur bindjen e tij se procesi zgjedhor i 15 nentorit nuk do te kaloje pa probleme ne Kosove.
“Fushata elektorale fillon me zhurme e entuziazem. Ate e bejne militantet e partive. Une mendoj se ne kemi probleme qe do te ndihen edhe ne zgjedhje”, ka deklaruar Matoshi.
Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Matoshi ka komentuar edhe progres raportin e KE, te cilin e ka cilesuar si “regres”.
“Raporti i KE eshte raport i regresit. Qeveria nuk ka mundur te konsolidoje demokracine dhe kjo do te ndikoje edhe ne zgjedhjet e nentorit. Gjithashtu, ne raport flitet per krimin e organizuar, korrupsionin, etj. Ky raport i KE e gjen Kosoven ne piken zero, sepse gjerat nuk kane levizur perpara”, ka shtuar Matoshi.
Top Channel