Marreveshja e ratifikuar te shtunen nga Prishtina dhe Shkupi per demarkacionin e kufirit vazhdon te kundershtohet nga partite e opozites ne Shkup.

Ato thone se keshtu behet falja e territorit dhe jo demarkacioni i kufirit me shtetin e ri ballkanas.

“Ditet e fundit ne Maqedoni po ndodhin gjera te cuditshme. Me kete marreveshje nuk eshte respektuar Kushtetuta dhe PLD ka marre vendim per ta paditur ratifikimin”, ka deklaruar Roza Topulovska.

Reagime kane ardhur edhe nga ish-presidenti i Maqedonise, Branko Cervenkovski. “Qeveria e Maqedonise dhe kryeministri Gruevski kane shkelur direkt Kushtetuten”, ka deklaruar ai.

Nderkohe, i menjehershem ka qene reagimi i partise politike ne pushtet, VMRO-DPMNE, e cila ka hedhur poshte pretendimet e opozites, te cilat i ka cilesuar si te motivuara politikisht.

“Marreveshja shenon demarkacionin. Jemi te zhgenjyer nga sjellja e opozites, por shpresojme se ata do ta kalojne kete situate, qe po e shfrytezojne per qellime politike”, ka deklaruar deputeti Oliver Shambevski.

Te pakenaqur nga marreveshja kane mbetur edhe banoret e fshatit kufitar te Debelldese, te cilet kane paralajmeruar protesta.

Nderkohe, pas nenshkrimit te marreveshjes ne Shkup ka filluar te qarkulloje emri i ambasadorit ne Prishtine. Sipas informacioneve te fundit, ai eshte Totor Nanev, kryetar i komisionit per percaktimin e kufirit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA