Numri dy i qeverise se Kosoves, Hajredin Kuci ka deklaruar se shteti kosovar eshte i gatshem te vendose marredhenie diplomatike edhe me Malin e Zi.

Kuci ka nenvizuar se edhe me kete vend ekziston ceshtja e shenimit te vijes kufitare, por ka nenvizuar se ajo mund te zgjidhet me lehte sesa me Maqedonine.

“Ne jemi te gatshem ta bejme nje gje te tille. Ne e respektojme shume Malin e Zi qe ka njohur pavaresine e Kosoves dhe jemi te gatshem te zhvillojme bashkepunimin ne te gjitha fushat”, ka pohuar Kuci.

Ai ka shtuar me tej se ceshtja e vijes kufitare me Malin e Zi mund te zgjidhet pa qene nevoja qe te krijohen tensione.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA