12 agjente te policise kufitare te Kosoves jane arrestuar sot nga policia e ketij vendi pasi akuzohen per korrupsion dhe abuzim me ane te detyres.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave agjentet i perkasin njesise policore kufitare te rajonit te Lindjes.

“Arrestimi i agjenteve u be me urdher te prokurorit te Gjilanit, pas me shume se dy muajsh hetime. Aktualisht 12 agjentet jane ne gjendje paraburgimi dhe Policia e Kosoves po vijon paralelisht hetimet”, ka deklaruar drejtori i pergjithshem i Policise se Kosoves, Sheremet Ahmeti.

Numri 1 i policise ka shtuar me tej se ceshtja po hetohet edhe nga inspektoriati policor i puneve te brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA