Shume subjekte politike ne Kosove kane hyre ne gare zgjedhore pa programe konkrete per komunat neper te cilat ato garojne.

Por kjo sipas shtabeve zgjedhore te disa partive politike, nuk eshte se mungojne programet, por se ekziston nje pervoje e hidhur nga zgjedhjet e kaluara ne te cilat kandidate per komuna te caktuara kane vjedhur dhe kopiuar idete e rivaleve te tyre.

“Deri me tani shperndarja e programit do te behet ne formen e folur. Ne 15 diteshin e dyte do te behet ne formen e shkruar”, deklaron Arben Gashi nga radhet e LDK-se.

Ne shtabin zgjedhor te Partise Demokratike te Kosoves thone se shpalosja e programeve do te behet ne pjesen e dyte te fushates, per shkak se nuk jane finalizuar ende propozimet qe vijne nga eksperte te fushave te ndryshme.

Kandidati i vetem i cili ka nisur garen me programin e tij per Prishtinen eshte Besnik Tahiri nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves.

“Qytetari i Prishtines eshte i matur dhe i edukuar dhe eshte ne gjendje te beje dallimin se kush ofron dicka serioze”, ka pohuar Tahiri.

Sidoqofte, strategjia per t’u futur ne gare zgjedhore pa programe konkrete kritikohet nga njohes dhe eksperte te zgjedhjeve ne Kosove.

“Mendoj se lideret duhet te kishin dale me propozime shume me konkrete. Keshtu do te kishin qene me te suksesshem ne lufte”, eshte shprehur Leon Malazogu, ekspert i zgjedhjeve. Ne zgjedhjet lokale te 15 nentorit garojne 74 subjekte politike dhe gjithesej 205 kandidate per kryetar komunash.

Top Channel