Kosove, KFOR dhe EULEX, angazhim per sigurine
19/10/2009 17:25
KFOR dhe EULEX do te bashkepunojne per vendosjen e sigurise ne Kosove dhe do te ndihmojne institucionet e ketij shteti qe te jene gati te marrin persiper pergjegjesite e tyre.
Keshtu kane rene dakord kreret e dy misioneve perkatese, gjenerali Markus Bentler dhe Iv de Kermabon, te cilet zhvilluan sot nje takim ne shtabin qendror te KFOR-it.
Dy zyrtaret u shprehen te gatshem per te cuar perpara bashkepunimin e tyre, si dhe diskutuan edhe per ceshtje te tjera.
Top Channel