" /> ">
Te alarmuara jane organet greke te shendetit nga vdekja e kater foshnjave te sapolindura ne kliniken gjinekologjike te spitalit “Aleksandra” te Athines.
Shkak per vdekjen e tyre eshte infektimi me mikrobin “seratia”, nje mikrob qe konsiderohet si teper i rrezikshem, ndersa mjeket po luftojne per te mbajtur ne jete tre foshnja te tjera te sapolindura.
Sipas gazetes “To Ethnos” 22 foshnja kuroheshin ne kliniken e ketij spitali para nje muaji, kur eshte shfaqur epidemia nga ky mikrob i rrezikshem.
Megjithese u krye dezinfektimi i reparteve dhe pavioneve te klinikes, kater prej foshnjave kane humbur jeten, vetem disa ore pasi jane infektuar. Ne te njejtin spital edhe ne vitin 2005 ,nga 14 foshnja te infektuara me kete mikrob ,2 prej tyre kane gjetur vdekjen.
Behet fjale per foshnja te cilat kane lindur parakohe dhe nenpeshe dhe mjeket detyrohen t’i mbajne deri ne dy muaj ne inkubator.Keta femije nuk kane imunitet -shpjegojne specialistet- dhe organizmi i tyre e ka te veshtire te perballoje kete mikrob kaq te rrezikshem.
Top Channel