Kryetari i LSDM-se, Branko Cervenkovski ka deklaruar se partia e tij do te pranoje ate zgjidhje te ceshtjes se emrit qe nuk do te cenoje identitetin e popullit maqedonas.

Ne nje konference per shtyp, Cervenkovski ka theksuar se zgjidhja e kontestit varet nga aftesia e qeverise se kryesuar nga Nikolla Gruevski per te negociuar.

“Shpresojme se ata do te jene kembengules dhe te shkathet ne negociata. Por e perseris se ajo qe per ju eshte e pranueshme do te mbeshtetet dhe pranohet edhe nga ana jone”, ka pohuar Cervenkovski ne nje konference per shtyp.

Ai ka theksuar me tej se pergjegjesia e zgjidhjes bie direkt mbi kryeministrin Gruevski dhe ka shtuar se, edhe pse e konsideron “te rrezikshem”, LSDM do ta mbeshtese opsionin e referendumit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA