Mbreteria e Bashkuar do te perballet me nje katastrofe te vertete permbytjesh, thatesirash e valesh vrastare te nxehti, nese lideret boterore nuk do te arrijne nje marreveshje mbi klimen.
Kryeministri britanik, Gordon Brown eshte shfaqur mjaft serioz ne paralajmerimin e tij. Brown tha se negociatoret kane 50 dite kohe per te shpetuar boten nga ngrohja globale e per te dale nga ky qorrsokak, sic e quajti ai.
Nga forumi i ekonomive te medha qe mbledh ne Londer 17 prej vendeve emetuese te gazeve shkaktare te efektit sere, kryeministri i Britanise tha se nuk ekziston asnje plan “B”.
Sipas tij, tani eshte koha per te vepruar, me vone mund te jete e veshtire per te zhbere demin e emetimeve te pakontrolluara.
Delegacionet boterore do te takohen ne Kopenhagen gjate muajit dhjetor per bisedime mbi nje traktat te ri.
Samiti i OKB-se mbahet me qellim zevendesimin e traktatit te Kiotos, pasi objektivi i tij i reduktimit te emetimeve aplikohet vetem nga nje numer i vogel vendesh, ndersa afati i perfundon ne 2012-ten.
Top Channel