Bogdani, 25 minuta dhe nje gol me Kievon

19/10/2009 08:45

Goli i Erjon Bogdanit nuk i ka mjaftuar Kievos qe te marre rezultat pozitiv ne  ndeshjen ku veronezet luajten kunder Barit. Per shkak te ngarkeses prej ndeshjeve nderkombetare, sulmuesi shqiptar e ka nisur takimin nga stoli.

Ai u aktivizua ne minuten e 65-te si zevendesues i Granokes dhe ne te 82-en arriti te shenonte pas nje harkimi nga e majta te Jepesit.

Goli i Bogdanit ndezi shpresat e Kievos, qe deri ne ato momente e shihte veten ne disavantazh 2-0.

Kuqeziu u vleresua me noten 6,5 per paraqitjen e tij. E pafat fundjava per sulmuesin tjeter te Kombetares, Hamdi Salihi, ne Bundesligen austriake.

Shkodrani u aktivizua ne minuten e 63-te, si zevendesues i Drazan ne humbjen 1-0 te Rapidit te Vjenes ne fushen e Shturmit te Gracit.

Ne minutat e fundit, gjyqtari i ndeshjes i ka anuluar pa te drejte Salihit nje gol, qe do t’i jepte skuadres se Pakult te pakten 1 pike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA