Analisti kosovar Shpend Ahmeti ka deklaruar se Kosova ne prag te zgjedhjeve vendore te 15 nentorit ndodhet para nje sere problemesh, qe nuk jane zgjidhur nga shpallja e pavaresise.

“Ne Kosove ka perfunduar muaji i mjaltit. Ne Kosove gjerat nuk jane zgjidhur pas shpalljes se pavaresise. Ka shume probleme”, ka pohuar Ahmeti.

Sipas tij, procesi i ardhshem zgjedhor perben nje sfide per Prishtinen zyrtare pasi Kosova po e organizon vete ate, si dhe nje test per klasen politike, e cila mund te percahet.

“Ketu jane disa teste, mund te ndodhin percarje te medha qe mund te na cojne ne zgjedhje te parakohshme te pergjithshme. Gjithashtu, e rendesishme eshte se zgjedhjet po i organizojme vete. Te shohim se sa e suksesshme do te jete Kosova ne kete proces”, ka shtuar Ahmeti.

Top Channel