Kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti ka deklaruar se do te jape kontributin e tij qe te zgjidhet ceshtja e emrit, ne menyre qe Maqedonia ne dhjetor te marre daten per fillimin e negociatave te anetaresimit ne BE.

Ahmeti ka theksuar se ai vete i perket shtetit maqedonas dhe ka nenvizuar se nuk do te lejoje asnje zgjidhje qe do te cenonte identitetin e qytetareve.

“Maqedonia eshte edhe shteti im dhe BDI do te kontribuoje me gjithe kapacitetet e saj ne menyre qe te gjendet nje zgjidhje per kete problem, i cili eshte problem i shtetit tone”, ka deklaruar Ahmeti.

Pritej qe pas zgjedhjeve te parakohshme ne Greqi, Shkupi dhe Athina te rifillonin bisedimet per ceshtjen e emrit nen ndermjetesimin e OKB-se, por deri tani asnje nga palet nuk ka levizur.

Top Channel