Verhuegen: Turqia me rendesi jetike per Europen
18/10/2009 10:05
Hapen serish polemika brenda gjirit te BE-se per anetaresimin e Turqise qe vazhdon te jete i bllokuar per shkak te ngrirjes se negociatave.
“Bashkimi Europian ka me shume nevoje per Turqine se sa Turqia nuk ka nevoje per Europen”, shprehet ne nje interviste zv/presidenti i Komisionit Europian, Guenther Verhuegen. Sipas tij, Turqia ka nje rendesi jetike per sigurine ne rajon dhe me gjere.
“Nuk dua ta imagjinoj cfare mund te ndodhe nese Turqia merr nje tjeter rruge te ndryshme nga ajo e komunitetit tone. Do te ishte nje rrezik shume i madh qe me mire te mos e nxisim”, theksoi politikani gjerman ne nje interviste per radion “Deutschlandfunk”.
Top Channel