Besa ka mposhtur 1-0 Flamurtarin dhe ngjitet perkohesisht ne krye te renditjes me 17 pike, ne pritje te perfundimit te derbit kryeqytetas Dinamo – Tirana.
Ne nje fushe te renduar nga reshjet e shiut, skuadra e drejtuar nga Shpetim Duro ka arritur te zhbllokoje rezultatin vetem ne minuten e 57, me ane te Bledar Mancakut, i cili shenoi me 11 metersh.
Ka triumfuar ne javen e 7 edhe Teuta e Mirel Joses. Durrsaket kane mundur 2-1 Lacin, fale golit te Mersinit ne minuten e 89 te ndeshjes. Me pare kishte shenuar Hysa per Teuten, ndersa Nora barazoi. Pas kesaj fitoreje Teuta ngjitet ne vendin e 4 me 12 pike, ndersa Laci zbret ne fund te klasifikimit.
Eshte rikthyer me ne fund tek fitorja edhe Vllaznia. Shkodranet kane fituar 2-0 me Shkumbinin, fale dopjetes se sulmuesit Bekim Bala. Kjo ishte fitorja e dyte e Vllaznise dhe e para per trajnerin Roland Luçi. Edhe Kastrioti ka mundur 2-1 Skenderbeun dhe ngjitet ne vendin e 6 me 8 pike.
Top Channel