Qipro na rremben vazon, parakalon edhe Mali i Zi

18/10/2009 08:30

Organizmi me i larte  i futbollit ne Kontinentin e Vjeter (UEFA) ka publikuar listen dhe koeficientet e skuadrave qe do te marrin pjese ne shortin e eliminatoreve te Euro 2012 ne Poloni e Ukraine.

Ne shortin e Varshaves, ne daten 7 shkurt, Shqiperia do te beje pjese ne vazon e 5-e. Kombetarja ka humbur dy vende dhe vazon e 4-t. Ndeshja e fundit e kuqezinjve ndaj Suedise ishte e nje rendesie te vecante ne  lidhje me ruajtjen e vazos 4 per eliminatoret e Euro 2012, por pas 90 minutave te Solnas, ku nordiket na shkaktuan nje humbje te turpshme 4-1, nuk na mbeti vecse t’i hapim rrugen Qipros, qe ze keshtu vendin tone ne vazon kater.

Dhe vete jemi te detyruar te bejme nje hap mbrapa, jo vetem duke u pozicionuar ne vazon 5, por madje edhe duke lejuar Malin e Zi te na parakaloje ne renditje. Ne listen e UEFA-s, ekipi shqiptar ka kaluar ne vendin e 40-te, me koeficient 18.319 pike.

Ndersa para nesh, ne vendin e 38-te, qe te con ne vazon kater, ndodhet Qipro me koeficientin 18.791 dhe ne vendin e 39 (nje para nesh, por ne vazon pese, menjehere na ka parakaluar edhe Mali i Zi, me koeficient 18.751. Kjo eshte situate aspak e kendshme per shqiptaret, te cilet zhgenjehen akoma edhe me shume per kete performance jo te mire te perfaqesues se tyre.
Renditja e bere publike eshte ende e paperfunduar, sepse per ekipet qe marrin pjese ne fazen “play-off” per kualifikimin ne boterorin “Afrika e Jugut 2010”, koeficientet mund te nderrojne perseri. Ndersa per sa u perket ekipeve, si Shqiperia, qe nuk do te zhvillojne me ndeshje zyrtare deri ne eliminatoret e Europianit 2012, cdo gje ka perfunduar.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s aprovoi nje sistem te ri per te llogaritur koeficientet e skuadrave kombetare ne maj te 2008-es. Sistemi i ri reflekton me mire forcen reale te cdo skuadre kombetare, duke qene se tani merr parasysh dhe ndeshjet e luajtura edhe ne kuader te europianeve e boteroreve dhe jo vetem ato ne turne eliminatore. Sistemi i permiresuar eshte nje mjet shume i rendesishem per te siguruar nje balance sportive dhe paanshmeri ne te dyja fazat, si ate eliminatore, ashtu edhe ne raundin final te Kampionatit Europian.

Gjithashtu, metoda perllogaritese eshte transparente dhe relativisht e thjeshte. Per shkak te hedhjes se shortit te ndeshjeve kualifikuese Euro 2012 ne shkurt, kampionia e Europes, Spanja, kryeson renditjen dhe do te jete njera nga 9 vendet e para me Polonine dhe Ukrainen qe kualifikohen automatikisht si vende organizatore. 51 shtetet e tjera nga 53 pjesemarreset e kombetareve do te shperndahen ne 6 grupe, ne perputhje me renditjen e tyre. Shorti kualifikues do te vendose perberjen e 6 grupeve me nga 6 skuadra dhe tri grupeve me nga 5 skuadra.
 
Vazot provizore
Koke  serie: Kroacia, Franca, Gjermania, Anglia, Italia, Holanda, Portugalia, Spanja, Rusia
Vazoja 2: Danimarka, Greqia, Republika Ceke, Rumania, Serbia, Sllovakia, Suedia, Zvicra, Turqia
Vazoja 3: Austria, Bosnja, Bullgaria, Finlanda, Irlanda, Irlanda e Veriut, Izraeli, Norvegjia, Skocia
Vazoja 4: Belgjika, Bjellorusia, Qipro, Uellsi, Letonia, Lituania, Maqedonia, Sllovenia, Hungaria
Vazoja 5: Armenia, Estonia, Gjeorgjia, Islanda, Kazakistani, Lihtenshtejni, Moldavia, Mali i Zi, Shqiperia
Vazoja 2: Andorra, Azerbajxhani, I. Faroe, Luksemburgu, Malta, San Marino

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA