Pakistan, ushtria ofensive kunder talebaneve

18/10/2009 18:05

Ushtria pakistanze njofton se ne nje aksion anti terrorizem te zhvilluar ne krahinen e Veziristanit ka vrare te pakten 60 talebane.

Ne deklarate njoftohet me tej se vec 60 talebaneve te vrare edhe 5 ushtare kane gjetur vdekjen nga perleshjet sporadike.

Ofensiva ushtarake ka nisur diten e premte dhe ne te kane marre pjese edhe forcat ajrore pakistaneze dhe eshte perqendruar ne jug te krahines se Veziristanit e cila njihet si zone e kontrolluar nga talebanet.

Ndermarrja ushtarake kunder talebaneve ka ardhur pas nje sere atentatesh ku u perfshi edhe perfaqesia e OKB-se ne Islamabad.

Top Channel