Vatikani i eshte kundervene nje projekti te qeverise italiane per caktimin e nje ore mesimi mbi fene islame ne te gjitha shkollat e vendit.
Kreu i Konferences Episkopale, kardinali Anxhelo Banjasko u tregua ne nje interviste per Corriere della Sera, teper kritik per kete iniciative qeveritare, duke theksuar se ajo nuk eshte pjese e kultures italiane.
Ora e besimit katolik, per Banjaskon, justifikohet me faktin se ky besim eshte pjese e historise dhe e kultures se vendit. njohja e besimit katolik per rrjedhoje e domosdoshme per kuptimin e kultures se italise. Por nje ore mbi besimin islam sipas kardinalit, nuk i korespondon aspak te njejtit motivacion te arsyeshem.
Propozimin per vendosjen e nje ore te tille ne shkollat publike dhe ato private e hodhi zevendesministri i zhvillimit ekonomik, Adolfo Urso, si menyre per t’i mbajtur te rinjte muslimane larg mesimeve fondamentaliste.
Top Channel