Ministria e Jashtme e Kosoves ben me dije se mbremjen e djeshme jane vendosur marredheniet diplomatike me Maqedonine.

Rreth nje vit nga njohja e pavaresise prej Shkupit, dje u finalizua ceshtja e marreveshjes se kufirit qe i hapi rrugen edhe bashkepunimit diplomatik mes dy shteteve me te reja ne Ballkan. Sipas nje komuniktate te shperndare nga Ministria e Jashtme e Kosoves, ministri Skender Hyseni dhe homologu i tij Antonio Milloshovski kane nenshkruar traktatin e bashkepunimit diplomatik.

Ne Prishtine parlamenti votoi me unanimitet marreveshjen per vijen kufitare mes dy vendeve, ndersa ne Shkup eshte diskutuar gjate ne parlament, ku opozita ka sulmuar ashper qeverine.

Opozita pretendoi se me kete marreveshje ndryshohen kufijte por ajo u votua nga 72 deputete dhe vetem 11 ishin kunder. Marreveshja per demarkacionin e kufirit me Kosoven u pershendet edhe nga diplomatat e huaj ne Kosove. Ata e  kane vleresuar maksimalisht kete marrveshje.

Top Channel