Vetem 24 ore pasi ka mesuar se ne mediat shqiptare kishte filluar te qarkullonte emri i tij, si trajneri i dorehequr ne menyre te parevokueshme nga drejtimi i Kombetares tone U-21, Artan Bushati ka pergenjeshtruar gjithcka nepermjet nje konference per shtyp ne ambientet e Federates Shqiptare te Futbollit.
Tekniku i te rinjve kuqezinj, me nje pamje te zymte ka hedhur drite mbi zerat e fundit per largimin e tij te vullnetshem nga pankina e Shpreses, duke sqaruar se behet fjale per nje “loje” psikologjike te Bushatit per lojtaret e tij, por qe keta te fundit e perfunduan ne faqet e shtypit si nje ceshtje te mbaruar.
“Nuk kam dhene doreheqjen, eshte shprehur trajneri Bushati. Thjesht ne pushim te ndeshjes synova t’i motivoj lojtaret me fjalet: Nuk dua te jem trajneri i nje skuadre te tille, qe e humbet ndeshjen ne pjesen e pare. Kjo ishte e gjitha”.
Me pas, numri nje i pankines se perfaqesues sone Shpresa, foli ne lidhje me punen e tij dhe objektivat per te ardhmen: “Qellimi yne kryesor nuk jane rezultatet, por elementet per kombetaren A, gje te cilen ne keto 2 vitet e fundit e kemi permbushur. Kemi cuar 8 lojtare, qe tani jane pjese e kesaj kombetareje”.
Top Channel