Atentati kunder drejtuesve te Gardes Revolucionare te Iranit ka shkaktuar te pakten 35 viktima dhe dhjetra te plagosur.(UPDATE)
Sipas te dhenave, ky eshte atentati me i rende kunder trupave te Pasdaranit. Eshte rritur ne 6 numri i drejtuesve ushtarake te vdekur ne shperthimin kamikaz, mes te cileve edhe komandanti i forcave tokesore. Pasdaranet akuzuan vendet e huaja “armike” per implikim ne kete ngjarje, ne vecanti Britanine e Madhe.
Kreu i parlamentit, Ali Larijani theksoi se Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane ideatoret e masakres. Atentati eshte marre persiper nga grupi ekstremist sunit i quajtur Jundallah (ushtaret e Zotit).
“Presidenti Barak Obama tha se i shtrinte doren e bashkepunimit Iranit por me kete aksion dora e tij dogji gjithcka. Populli iranian ka te drejte te mos besoje ne ndryshimet e premtuara nga qeveria amerikane”, theksoi Larijani.
Top Channel