Murdoch: Kritikat ndaj Obames? Pozitive

17/10/2009 21:20

Manjati Australian i mediave, Rupert Murdoch mbeshtet kritikat ndaj presidentit amerikan, Barak Obama.

Shefi i agjencise “News Corporation” qe ka ne pronesi edhe televizionin Fox, ka mbeshtetur politiken e mediave te tij per te kritikuar menyren e qeverisjes se Obamas, pak dite pas deklarates se shefes se zyres se Shtepise se Bardhe, Anita Dunn, e cila tha se Fox i ka shpallur lufte Obames.

“Administrata Obama shihet nga publiku si kunder biznesit. Nuk them se kane te drejte por gjithesesi une mendoj se ekonomia do demtohet”, thekson Murdoch. Manjati Australian parashikon nje te ardhme te turbullt per ekonomine amerikane, jo si ajo qe kaloi pak kohe me pare, por as ne rritje.

Rupert Murdoch ka folur edhe per projektin per te kthyer me pagese faqet e web-it te New York Post, Times, Sun dhe Australian. “Sic e kam thene dhe ne te shkuaren, gazetaria cilesore ka edhe nje cmim. Ne te ardhmen, gazetat e medha nuk do jene me falas”, shtoi Murdoch.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA