Marreveshja per kufirin mes Maqedonise e Kosoves shkaktoi polemika te ashpra ne Shkup.

Opozita akuzon qeverine se me kete marreveshje eshte ndryshuar kufiri me Kosoven, por kjo hidhet poshte nga kryeministri Gruevski. Pushteti dhe opozita jane perplasur lidhur me marreveshjen per shenimin fizik te vijes kufitare midis Maqedonise dhe Kosoves. Opozita kritikoi marreveshjen per shenimin fizik te kufirit, pasi, sipas saj, ajo eshte kunder-kushtetuese.

“Me aneksin, ju per here te pare e ndryshoni vijen kufitare, qe midis Maqedonise dhe Kosoves ka ekzistuar dekada me radhe. Kete nuk mund ta beni, pasi ne vitin 2001 eshte ratifikuar nje marreveshje, me te cilen nuk ndryshohen kufijte me shume sesa 150 metra, aq sa kemi arritur ne marreveshje. Kjo marreveshje do te rrezohet ne Gjykaten Kushtetuese”, tha deputeti i Lidhjes Social-Demokrate, Vllado Buckovski.

Por, kryeministri Nikolla Gruevski hodhi poshte pohimet e opozites se me marreveshjen e re behet levizje ne vijen kufitare mes Kosoves dhe Maqedonise. “Nuk kam kurrfare arsyeje te frikesohem, sepse me kete marreveshje shteti nuk humb asnje milimeter nga territori. Dua t’ju siguroj se kurre, me asnje cmim, nuk do te kisha nenshkruar dicka, me te cilen do te humbnim nje milimeter te territorit te Maqedonise. Keshtu qe, kjo qe po e ben opozita permes frikesimit, eshte thjesht manipulim me opinionin. Ky eshte nje tentim i paster i tyre per te fituar ndonje pike politike ne dem te shtetit”, tha kryeministri Gruevski.

Deputetja e Bashkimit Demokratik per Integrim, Ermira Mehmeti, shprehu deshiren qe opozita ta pranoje kete proces. “Ne fund do te shpresojme dhe presim se do te dominoje, do te ngadhenjeje konstruktiviteti dhe do te arrijme ta perfundojme procesin me sukses”, tha deputetja Ermira Mehmeti.

Nderkohe, ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Filip Riker, ai i Bashkimit Evropian, Ervan Fuere, dhe ambasadori suedez, Ilars Freden, pershendeten marreveshjen per kufirin, pasi, sipas tyre, ajo paraqet nje hap te madh per stabilitet ne tere rajonin. “Qeveria e SHBA-se dhe Ambasada e saj uron Qeverine e Maqedonise dhe ate te Kosoves per arritjen e marreveshjes per shenimin e vijes kufitare. Kjo eshte mire per te dyja shtetet dhe gjithe rajonin. Kjo e ben Maqedonine shtetin e pare nga ish-Jugosllavia qe ka kufij teresisht te demarkuar”, tha Riker.

Edhe ambasadori i Suedise ne Maqedoni, vendi i te cilit kryeson me Bashkimin Evropian, pershendeti marreveshjen. “Presidenca e Suedise pershendet perparimin e ri ne marredheniet nderfqinjesore mes Shkupit dhe Prishtines. Kjo paraqet nje shenje inkurajuese per pergjegjesi dhe pjekuri se eshte gjetur zgjidhje e perbashket per ceshtjet e hapura mes fqinjeve”, theksoi ambasadori Freden. Verifikimi i mbylljes se ketij procesi nga ana e Parlamentit te Maqedonise do t’i mundesoje Shkupit vendosjen e marredhenieve diplomatike me Kosoven, nje vit pas njohjes se pavaresise se saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA