Procesi gjyqesor ndaj ish liderit te serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic ne Hage do filloje ne 26 tetor te ketij viti.

Lajmin e ka bere te ditur Gjykata Nderkombetare per Krimet e Luftes ne nje deklarate zyrtare. 64 vjecari Karaxhic u arrestua ne korrik te vitit 2008 ne Beograd pas 13 viteve ne kerkim.

Ai akuzohet per krime kunder njerezimit dhe genocid gjate luftes ne Bosnje Hercegovine qe zgjati nga viti 1992 deri ne vitin 1995. Procesi gjyqesor parashikohet te zgjase rreth dy vjet dhe do drejtohet nga gjyqtari Gon Kwon.

Top Channel