Vijon te jete ne fokusin e mediave greke eshte nje 56-vjecar murator nga Kozani i cili  eshte ne gjendje aq te veshtire ekonomike sa detyrohet te shese veshken e tij.

Baba i kater femijeve eshte tashme ne udhekryq dhe me nje lajmerim ne internet deklaron se shet veshken e tij per 150.000 euro.

“Peripecia ime filloi ne 2002 ne mars,punoja ne ndertim dhe pesova nje aksident,humba syrin. Pas nje viti e gjysme martohet nje prej femijeve te mi dhe meqe nuk kisha te ardhura, mora nje kredi.Kujtoja se do te punoja dhe me pensionin qe do merrja do te shlyeja borxhet. Por ja qe pune nuk ka”, thote muratori fatkeq.

Megjithese  ne dijeni te faktit se ne Greqi shitja e organeve ne menyre te tille eshte e ndaluar me ligj 56-vjecari eshte i deshperuar ne kulm.

“Ne kete gjendje qe jam edhe gjysmen e zemres shes dhe jo me veshken”, thote ai.

Veprimi i muratorit grek nga Kozani eshte pritur me kritika nga mjeket ,por dhe nga personat qe presin listen e gjate te transplantimeve. Eshte nje mode e ardhur nga Pakistani dhe India theksojne e cila bie ndesh me idene e dhurimit te organeve.

Por sic thekson gazeta Agjelioforos e Selanikut, e cila e publikoi e para lajmin, varferia sidomos ne Greqine e Veriut eshte shkaku i vendimeve te tilla shokuese ,qe tashme vihen re edhe ne Greqi. Po kjo gazete ne faqen e pare boton lajmin se vetem ne qytetin e dyte me te madh te Greqise, ne Selanik ,numri zyrtar i te papuneve arrin ne 50.000.

Sipas Barometrit te shoqates se biznesmeneve te Greqise se Veriut ne vitin 2009, 90% e qytetareve te Selanikut deklaron se nuk ka ndermend te bleje apo te ndertoje shtepi ne dy vitet e ardheshme,81% e tyre pohon se e ka te pamundur te bleje nje makine te re dhe me shume se gjysma se nuk mund te kursejne dicka nga te ardhurat e tyre.

Top Channel