Diplomati i Penianit, vizite ne SHBA

17/10/2009 11:25

Nje diplomati te vjeter te Korese se Veriut do t’i jepet viza per te vizituar me vone gjate ketij muaji Shtetet e Bashkuara.

Lajmin e bejne te ditur mediat nderkombetare, sipas te cilave behet fjale per diplomatin Ri Gun, i cili eshte zevendesnegociatori ne bisedimet per programin berthamor te Penianit.

Sipas disa burimeve, Gun do te vizitoje SHBA ne kuader te nje forumi qe do te zhvillohet ne Kaliforni, ndersa te tjera thone se ai do te zhvilloje nje seri takimesh ne Nju Jork.

Ai pritet gjithashtu te bisedoje per ceshtjen berthamore ne nje takim informal me homologun e tij amerikan.

“Departamenti i Shtetit ka vendosur te autorizoje dhenien e vizes per ambasadorin Ri Gun dhe delegacionin e tij per te ndjekur konferencat ne SHBA”, ka deklaruar zedhenesi i DASH, Ian Kelly.

Ndersa nje minister i Korese se Veriut ka deklaruar se Gun do te mbaje ne SHBA nje seri forumesh mbi sigurine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA