Rubens Barrichello ka arritur te marre pole position ne pisten e Interlagosit ne Brazil pas zgjatjes se provave zyrtare per shkak te shiut te rrembyer qe permbyti pisten.
Jane dashur rreth tre ore qe te vendoset radha e nisjes per diten e nesrme ku braziliani ka regjistruar kohen me te mire 1:19.576. Ai ka lene pas Mark Webber me Red Bull dhe Adrian Sutil me Force India.
Kryesuesi i ketij kampionati, Jenson Button ka arritur vetem kohen e 14-te me te mire, duke rrezikuar seriozisht titullin kampion pasi ka kryesuar gjate gjithe sezonit. Paraqitje jo e mire per Ferrarin pasi Fisichella ka dale nga pista, ndersa Raikkonen u rendit i pesti.
Ka deshtuar edhe Hamilton qe do niset nga vendi i 18-te, ndersa Alonso regjistroi kohen e 10-te me te mire.
Top Channel