Renditja e FIFA-s, kuqezinjte humbasin 4 vende

16/10/2009 12:45

Humbja e thelle 4-1 ne Stokholm i ka kushtuar jo pak por kater vende ne renditjen mujore te FIFA-s, kombetares shqiptare te udhehequr nga Josif Kuzhe.

Pavaresisht barazimit te arritur me Danimarken, kuqezinjte jane ne renie te lire duke u pozicionuar ne vendin e 97-te me 334 pike. Kete muaj kombetarja ka humbur 25 pike, duke u ndare nga vendi i 100-te vetem prej Angoles, Tanzanise dhe Armenise.

Qiproja qe arriti te na merrte vazon e katert per shortin e Euro 2012, renditet shume vende me larte, ne pozicionin e 65-te, ndersa kundershtarja me e afert e grupi tone, Hungaria mban vendin e 50-te.

Kryesimi edhe per kete muaj mbahet nga Brazili me 1632 pike, i ndjekur nga Spanja me 1629, Holanda 1340, Italia 1215, Gjermania 1161, Argjentina, Anglia, Kroacia, Franca dhe Portugalia.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta