Eurodeputetja Doris Pack i ka bere thirrje BE-se qe te influencoje tek Serbia, ne menyre qe ajo te ndale financimet qe u ben serbeve te Kosoves.

“Te gjithe e kuptojne se Beogradi nuk mund ta pranoje Kosoven, por eshte e nevojshme qe Serbia te ndale mbeshtetjen financiare per serbet e Kosoves”, ka deklaruar Pack.

Pack ka theksuar gjithashtu se BE duhet te zhbllokoje Marreveshjen e Asociim-Stabilizimit me Serbine, por nderkohe te vendose bashkepunimin e ketij vendi me Hagen si kusht per integrimin.

“Ky eshte nje parakusht per raporte te mira fqinjesore, te cilat duhet te ekzistojne edhe nese Serbia nuk e njeh Kosoven”, ka shtuar Pack.

Top Channel