Nigeri, grupi militant rinis sulmet kunder naftenxjerresve
16/10/2009 03:50
Grupi i armatosur kryesor ne Nigeri ka lajmeruar fundin e armepushimit tremujor dhe ka kercenuar per rinisjen e sulmeve ndaj kompanive naftenxjerrese ne vend.
“Levizja per zhvillimin e Deltes se Nigerit rinis veprimet kunder industrive nigeriane te nxjerrjes se naftes dhe forcave te armatosura vendase qe prej ores 00:00 te dates 16/10/2009”, thuhet ne nje e-mail shperndare per shtyp nga militantet.
Grupi prej vitesh kerkon largimin e te gjitha firmave naftenxjerrese nga Delta duke i akuzuar ato si shkaterruese te saj.
Top Channel