Kuzhe: Koha per ndryshim

16/10/2009 15:00

Perfundimi jo i mire i eleminatoreve te boterorit 2010, do te shtyje trajnerin e kombetares shqiptare, Josip Kuzhe te beje ndryshime te medha ne skuader per eleminatorin e ardhshem.

Ne konferencen per shtyp tekniku kroat, pohoi se periudha e shkurter ne drejtim te perfaqesueses i sherbeu atij per te pare situaten ne skuader dhe se puna e tij e vertete fillon pas ketij momenti.
 
“Sigurisht qe keto ndeshje me kane sherbyer te shoh nga afer situaten ne ekip. Mund te them qe disa futbolliste me kane surprizuar per mire dhe disa per keq, por kete do ta analizoj me lojtaret e mi.Ne listen qe do te publikojme muajt e ardhshem do te shihni emrat qe do te vazhojne te jene 100% pjese e kombetares, emrat e rinj qe kane nevoje per promovim dhe mbeshtetje dhe pervec kesaj do te kete dhe lojtare qe nuk do te jene me pjese e kesaj skuadre”, tha Kuzhe.

Edhe pse eshte shume e veshtire me nje skuader te vogel dhe jo shume te forte si Shqiperia, traineri Kuzhe nuk e mohon deshiren e tij per te shkuar ne fazen finale te europianit te ardhshem.

“Do te jete shume e veshtire, por ne do ta provojme dhe shpresojme qe t’ia arrijme”, theksoi Kuzhe.

Ne fund trajneri i kombetares shqiptare Kuzhe pohoi se eshte shume e veshtire gjetja e kandidateve per fanelen kuqezi ne Superligen shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA