Ne hapjen e fushates elektorale te LDK-se per Prishtinen, Isa Mustafa, ndersa kerkoi voten e qytetareve, u premtoi atyre per nje Prishtine me qender metropolitane.

“Do te vazhdojme zhvillimin e Prishtines nga te gjitha anet. Per dy vjet do ta hartojme planin zhvillimor urban dhe planin urban komunal. Do ta ndertojme Prishtinen e re me baza bashkekohore te ndertimit”, ka deklaruar Mustafa.

Ne tubim nuk munguan fjalet e mira dhe as respekti per ish-presidentin e ndjere Ibrahim Rugova, i cili se bashku me heronjte e luftes u cilesuan figura historike te kombit shqiptar.

Nderkohe, ne diten e dyte te fushates zgjedhore kandidati per Prishtinen nga radhet e Partise Demokratike, Astrit Salihu, premtoi ndertimin e nje spitali te ri ne Prishtine.

Salihu e beri kete permetim gjate nje vizite ne Qendren e Mjekesise Familjare numer kater. Ndersa Besnik Tahiri nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, premtoi ndryshime rrenjesore ne Prishtine ne 100 ditet e para te punes se tij, nese ai fiton besimin e qytetareve per te udhehequr kryeqytetin.

Top Channel