Eshte mbajtur seanca e pare kunder 22 aktivisteve te levizjes “Vetevendosje”, te cilet u arrestuan me 25 gusht pas aksionit te drejtperdrejte kunder policise se Eulex-it.

Nen masa te rrepta sigurie ne oret e paradites aktivistet e levizjes “Vetevendosje” u sollen ne gjykaten e qarkut ne Prishtine, nderkaq policia ndaloi mediat qe ta regjistrojne kete ngjarje.

Kjo seance pati per qellim konfirminin e aktakuzes me te cilen ngarkohen aktivistet e “Vetevendosjes”.

Por pala mbrojtese kundershtoi permbajtjen e saj, ne te cilen sipas avokatit Rame Dreshaj nuk eshte percaktuar niveli i demit te shkaktuar.

Kjo sipas tij do te thote se kemi te bejme me nje proces arbitrar dhe politik qe po zhvillohet kunder aktivisteve te levizjes se “Vetevendosje”.

Pas konfirmimit te aktakuzes, e cila pritet te behet te henen, lenda do t’i ndahet gjyqtarit i cili do te jete kryetar i trupit gjykues.

Gjykimi ndaj 22 aktivisteve te levizjes “Vetevendosje” eshte parashikuar te filloje tridhjete dite pas konfirmimit te aktakuzes.

Top Channel