FIFA fillon hetimin ndaj Maradones

16/10/2009 16:30

Kane bere shume zhurme per te kaluar pa pasoja, sharjet e Diego Armando Maradones ndaj gazetareve ne perfundim te ndeshjes me Uruguajin.

FIFA, ne fakt ka vendosur te hape nje hetim disiplinor ndaj trajnerit argjentinas per shfryrjen e tij ndaj shtypit, i shoqeruar nga sharje dhe vulgaritet.

Ka qene vete presidenti i organit me te madh boteror te futbollit, Joseph Blatter qe ka dhene lajmin.

“Nuk kemi asnje zgjidhje tjeter, vec te hapim nje hetim disiplinor kunder tij. Si president i FIFA-s eshte detyra ime t’ia jape ceshtjen komisionit disiplinor”, tha Blatter.

Vete Maradona kerkoi falje per veprimet e tij duke i konsideruar si thjesht “nje shfryrje te momentit”.

“Ishte nje shfryrje e madhe dhe u kerkoj falje atyre qe jane ofenduar”, shprehet ish sulmuesi i skuadres bardhekalter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA