Shefi i misionit te Rusise ne Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin deklaroi se gjendja ne Kosove nuk ka shenuar progres.

“Ndryshe nga ato sa ka shefi i diplomacise kosovare situata ne terren ka shume probleme”, mesohet te kete deklaruar Churkin, sipas Radios Europa e Lire.

Duke folur pas raportit te sekretarit te pergjithshem, Churkin tha se Rezoluta 1244 ende mbetet ne fuqi dhe me te percaktohet statusi i Kosoves. Churkin gjithashtu i cilesoi si te papranueshme thirrjet e autoriteteve te Prishtines per reduktimin e misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove.

Top Channel