Nese shtetet e rajonit nuk arrijne sukses ne zbatimin dhe forcimin e ligjeve dhe strategjive te pranuara, as ne nuk do te kemi sukses per ta promovuar idene qe rajoni te behet pjese e BE-se.

Keshtu ka deklaruar ne Prshtine drejtori i Komisionit Evropian per Ballkanin Perendimor Pjerre Mirel, pas nje takimi me kryeministrin e Kosoves.

Mirel me tej theksoi se, studimi i BE-se eshte per nje vizion te Kosoves i cili fokusohet ne liberalizimin e vizave dhe marreveshjet tregtare.

Synimi pare eshte dialogu qe shkon drejt liberalizimit te vizave dhe synimi tjeter procesi drejt marreveshjeve tregtare.

Nderkohe vullneti i Bashkimit Evropian per zgjerim, varet nga vullneti i qeverive te rajonit, per te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ai gjithashtu permendi edhe demarkacionin e kufirit me te Shkupin.

“Fatkeqesisht nje ceshtje qe nuk kemi mundur me permend, eshte demarkacioni i kufirit me Shkupin, ky eshte nje zhvillim shume i rendesishem. Bashkepunimi rajonal qe kemi permend ne dokumentet tona strategjike eshte shume kyce per rajonin e Ballkanit, dhe kjo eshte marreveshja e para per demarkacionin qe eshte nenshkruar ne Ballkanin Perendimor dhe shpresoj qe kjo do te jete pozitive, do t’i inspiroje te tjeret te deponojne ne te njejten menyre, per te arritur marreveshje te tilla”, u shpreh Mirel.

Mirel ka thene se shtet e rajonit duhet te tregojne sukses ne forcimin dhe zbatimin e ligjeve nese duan te promovojne idene e integrimit ne BE.

“Shtetet ne te gjithe rajonin nuk kane sukses ne zbatimin dhe forcimin e ligjeve dhe strategjive, qe jane pranuar po thuajse ne tere rajonin, nese nuk ka sukses ne kete lufte te rendesishme, as ne nuk do te kemi sukses per ta promovuar idene qe rajoni duhet te behet pjese e BE-se, sepse perceptimi qe ekziston tek shtet e BE-se duhet te ndryshoje, veprimet duhet te marren ne menyre te fuqishme dhe per ate duhet ta kesh nje baze ligjore”

Nderkohe kryeministri Thaei ka lavderuar serish punen e institucioneve te vendit, duke e quajtur raportin e progresit si historik.

 
 

Top Channel